Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Grida Duma, është kthyer pas në kohë, ndërsa ka treguar momente nga adoleshenca  e saj dhe jo vetëm.

E ftuar në emisionin “Pop Culture”, në “TCH”, Duma ka rrëfyer se në gjimnaz nuk ka qenë ajo goca trendi që ulej në bankën e fundit të klasës, por as ajo në bankë të parë, që ngrinte gjithmonë dorë.

“Duke qenë se vija nga një shkollë tjetër dhe jo nga një shkollë e përgjithshme dhe duke qenë se Durrësi ishte një qytet i vogël ku njerëzit njiheshin me njëri tjetrin dhe dihej kush studionte arte e nuk është se u mirëprita në gjimnazin e përgjithshëm sepse aty dihej që nxënësit ishin shumë serioz”- ka rrëfyer Grida e cila është ngacmuar sërish nga Dojna përsa i përket lënies të orëve në gjimnaz dhe vendet që frekuentonte.

“Ka qenë një kafe e vockël ishte disi më e bukur se ishte me xhama dhe xhamat reflektonin murin e vjetër dhe dukej sikur ti ishe në një kafe nuk e di se ku në një vend me më shumë infrastruktur se Shqipëria në atë kohë. Dhe unë shkoja aty një herë ose dy herë në javë e kur porositej ajo kapuçino me bustinë dukej sikur kishe një tjetër lloj standarti, s’ishte thjesht kafe, s’ishte thjesht gjimnaziste”.

Por a ka qenë Grida Duma ajo nxënësja që ngrinte dorën në mësim dhe rrinte në bankë të parë? Në fakt jo, madje mund të themi se ajo ka treguar të kundërtën:

“Jo Jo fare fare, sigurisht nuk isha ajo në bankën e fundit që ishte shumë trendi, por në vitin e parë të gjimnazit u përpoqa shumë ti përshtatesha ambientit dhe të shikoja si ishte atmosfera kush ishin më të rëndësishmit etj etj. Këtë kam bërë vitin e parë kisha vështirësi shumë me Matematikën me Fizikën, sepse ne harxhonim kohë për të studiuar violin 4 orë dhe nuk ishte prioritet Matematika.

Kam bërë edhe unë ato kurset jashtë shkolle dhe derisa mbaroi gjimnazi e kapa ritmin. Mund të them se në universitet isha në atë 3-shen më të mirë dhe s’po ndahem nga të tjerët. Në gjimnaz të ngrija dorën e kam tmerr edhe sot kur e bëj, nuk ka nevojë të ngresh dorën, një mënyrë të ngriture dorën po, por jo ai pioneri ajo nuk tregon personalitet dhe individualitet. Këta marrin sadisfaksionit e të qenurit mirë me zyshën, nuk marrin këtë të shokëve por të zyshave, por duhet të zgjedhësh në jetë kaq është e gjitha”- ka përfunduar Grida historinë e saj të adoleshencës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb