Kjo verë ka qenë e ngjeshur për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ndërsa shfaqet mjaft aktiv edhe në rrjetet sociale.

Kështu, nga udhëtimet në bregdet me kalë, apo dhe pasioni për rritjen e bletëve, sot Tahiri shfaqet në mal, teksa shijon vjeshtën. Mbrëmjen e sotme Tahiri ka publikuar në rrjetin social ‘Facebook’ një foto ku shihet me djalin e tij, Drinin, ndërsa të dy pozojnë të buzëqeshur.

“#bestfriends4life”,-“miq të ngushtë përjetë”, -shkruan Tahiri. Ndonëse hetimet për të nuk janë mbyllur ende lidhur me akuzat për përfshirje në bandën ‘Habilaj’, ish-ministri, shfaqet tejet i relaksuar, i veshur sportiv ndërsa ka lënë edhe mjekër.

Tahiri
Tahiri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb