Mjeku i njohur, Isuf Kalo, tregoi se çfarë duhet bërë për të përballuar më me lehtësi këtë situatë të krijuar nga përhapje me shpejtësi e koronavirusit.

I ftuar në emisionin “ Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, mjeku deklaroi se duhet të nisë me shumë urgjencë trajtimi i stafit që do duhet të përfshihet në këtë situatë, që nga infermierët, studentët, stazhierët, apo edhe mjekët pensionistë.

Gjithashtu, duke sjellë në vëmendje rastin e Kinës, ku në pak ditë u ndërtuan nga e para spitale gjigante, mjeku tha se këtu te ne nuk është e mundur një gjë e tillë, por do të ishte mirë që të shfrytëzohen mirë të gjitha ambientet që kemi, si dhe të përfshihen edhe spitalet private.

Pjesë nga intervista:

Situate është premtuese sa i takon menaxhimit?
Kalo: Është një gjë e re. Kultura shëndetësore për t’i bindur njerëzit ka një vështirësi. Mund të ndodh që njerëzit binden ca ditë dhe pastaj mërziten. Kemi një problem te komunikimi, që duhet të jetë më i rafinuar. Shëndetësia është e bazuar te besimi, qytetarët ofrojnë jetën në dorën e saj. Përkushtimi, serioziteti me të cilin është punur është shumë i rëndësishëm.

Pyetje: Kam 20 vjet që jam me diabet, prje 12 vitehs përdor insulinën. A ta përdor limonin apo uthullën e mollës?
Kalo: Limoni lëng jo. Insulinën duhet ta vazhdojë patjetër.

Cfarë duhet bërë ndryshe në këtë situatë?
Kalo: Janë shumë dimensione që duhen parë. Duhet të fillojë me shumë urgjence edukimi i stafit, që do përfshijmë. Menjëherë do menduar si do organizohen këto kurse, a do merren vetëm student të viteve të fundit apo stazhierë, cilët infermiere na duhen. Do duhet një kualifikim. Por, edhe mjekët pensionistë, që ka kohë që sistmeti nuk i përdor. Gjëja e parë, duhet të vendosen burimet njerëezore. Pika tjetër janë shtretërit, sa duhen. Kemi gjithsej 8 mijë shtretër, që janë pak. Duhen shfrytëzuar mbientet që kemi. Nuk e di a mund të futen spitalet jopublike.

Të sëmurët me diabet, në momentin që preken nga koronavirusi a kanë probleme me ilacet?
Kalo: Diabeti do iu crregullohet. Do adaptuar mjekimi, do i shtohet insulina, nëse është me kokrra duhet të marrë insulin. Nuk është se nuk e kalojnë situatën, por duhen mbrojtur paraprakisht, duke forcuar organizmin. Po u prekën, ata do jenë të sëmurë rëndë dhe do jenë të shtruar në spital.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb