Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka akuzuar zyrtarët vendas për mungesë të përgjegjësi rreth situatës së menaxhimit të pandemisë COVID.

Që nga java e kaluar Koreja e Veriut ka regjistruar 62 viktima dhe rreth 1, 72 milionë njerëz janë prekur nga simptoma të koronavirusit.

“Ndonëse vendi është izoluar zyrtarët kanë treguar paaftësi dhe vetëm paaftësi”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër, OrganizataBotërore e Shëndetësisë shprehu shqetësimin për evoluimin e pandemisë në Korenë e Veriut, duke propozuar sërish ndihmën me dërgimin e vaksinave, barnave apo  mjeteve të tjera mjekësore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb