Blofi i madh në Champions në premierën e shumë pritur ka sjell një klimë jo pozitive në Paris. Për herë të parë në fushë zbriti i plotë tredhëmbëshi Neymar-Messi-Mbappe dhe të gjithë prisnin spektakël dhe dominim nga të besuarit e Pochettino, edhe rivali i ishte i tillë, Club Brugge nuk është një emër që mund të trembte parisienët. Ky hap fals, dëmtimi i Mbappe dhe lënia në stol e Donnarumma ka bërë që kritikat të vërshojnë lumë.

Messi
Messi

“Të padukshëm”, ishte titulli i përdoruar nga L’Equipe duke iu referuar tredhëmbëshit ofensivë. Messi nuk kishte më atë “shkop magjik”, nuk arriti të dhuronte thuajse asgjë, në të njëjtën linjë ishte dhe pjesa tjetër e ekipit duke marrë në fund një rezultat 1-1 i gjithi për tu harruar. Presioni sa vjen e shtohet tek trajneri Pochettino i cili si të mos mjaftonte paraqitja e dobët e yjeve është sulmuar edhe për një tjetër detaj, lënia në stol e portierit kampion europe.

961fe840b0
961fe840b0

A do të luaj Donnarumma titullar këtë të diel? “Gjithçka mund të ndodh, vendimet merren hap pas hapi, ndeshje pas ndeshje”, u shpreh Pochettino mbi këtë temë duke lënë shumë paqartësi. E sigurt është se nëse PSG nuk reagon shpejt, për ti dhuruar tifozëve dhe opinionit atë që presin, atmosfera pritet të jetë akoma më e zhurmshme ku i parë nën akuzë si gjithnjë është trajneri.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb