Vijojnë debatet për abortin në studion e emisionit “Open” të gazetares Eni Vasili, në News24.

Sociologu dhe aktivisti Ergys Mërtiri është përplasur me nënkryetaren e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, pasi ai është shprehur se duhet mbështetje nga shteti për gratë.

Por, nga ana e saj, nënkryetarja e Bashkisë është shprehur se “A mund të ma thotë dikush çfarë borxhi kam unë përveç vetes time?”

Pjesë nga debati:
Mërtiri: Problemi nuk është se nuk lind apo jo një fëmijë, po pse pasojat t’i vuajnë më shumë gratë. Mund të gjesh pafund mënyra si t’i japësh përgjegjësinë dhe burrave. Burri të detyrohet të paguajë për fëmijët, shteti të kompensojë.
Nënkryetarja: Kush është burri?
Mërtiri: Ta mbështesë financiarisht.

Nënkryetarja: S’e kuptoj mekanizmin.
Mërtiri: Një shoqëri ka përgjegjësi ndaj fëmijës dhe nuk mund të lejojë vrasje, se nuk e mban dot. Të paguajë si qen.
Nënkryetarja: Nuk vuan shoqëria, vuan nëna dhe pikë.
Mërtiri: Nuk janë 20 e ca mijë fëmijë, se jo të gjithë bëjnë abort pas javës së 16.
Nënkryetarja: Ta dhashë si shembull. Mekanizmin nuk ma dhe.

Mërtiri: Pra që nënat të subvencionohen me para nga shteti dhe burri. Jetimorja gjithashtu është shpëtim.
Nënkryetarja: Dmth ato 9 muaj ja kemi borxh shoqërisë? A mund të ma thotë dikush çfarë borxhi kam unë përvec vetes time?
Mërtiri: E di sa vuajnë gratë pikërisht nga aborti? Në gjykimin tim kjo është një luftë ideologjike për të transformuar shoqërinë. Kostoja e kësaj është që këto lloj agjendash pranojnë që përballë interesave të tyre ideologjike dhe utopisë q ëkanë, pranojnë të sakrifikojnë.
Nënkryetarja: Sa përqind e aborteve ndodhin në muajin e 9, të 6? Ti po flet për vrasjen në muajin e nëntë, që është 0.000…
Mërtiri: Edhe sikur të jetë 1 jetë, duhet mbrojtur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb