TIRANË- Në emisionin “Studio e Hapur” të Eni Vasilit në News 24, gazetari Arjan Çani e ka justifikuar rebelimin e disa prej figurave kryesore të PD-së, që Lulzim Basha vendosi t’i lërë jashtë listës së kandidatëve për deputetë.

Sipas Çanit, Basha i ka hartuar listat në fshehtësi dhe nuk është treguar transparent me të përjashtuarit. Ai shton se nëse kryedemokrati do ua kishte sqaruar arsyet, me anë të një telefonate, ata nuk do kishin reaguar ashtu siç i kemi parë.

“Listat u mbajtën të fshehta deri në mesnatën e së premtes. Por nëse Basha do i kishte marrë në telefon, eja të të sqaroj t’ju kishte thënë arsyet pse nuk ju kandidoj, ata s’do dilnin ne reagime. Ata nuk dinin gjë duhet të jemi luajalë”,- tha Çani.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: