DIVJAKË

Përgjimet e publikuara sot nga prestigjiozja gjermane “Bild” kanë shkaktuar reagime të forta në radhët e opozitës, e cila hodhi akuza të forta drejt qeverisë së drejtuar nga kryeministri, Edi Rama.

Por kjo situatë nuk e ka penguar aspak numrin dy të qeverisë që të vijojnë takimet me banorët në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Zëvëndëskryeministri, Erion Brace ka nisur takimet me banorët e Divjakës, ndërsa tha se Partia Socialiste do të konsiderojë qytetarët si të barabartë pavarësisht bindjeve politike.

Ai shtoi se kushdo që është i pakënaqur nga qeverisja e sotme, duhet të shkojë në zgjedhje dhe të votojë kundër saj.

Postimi i Braçes në “Instagram”:

“#DITA1Nga ora 16.01 ne #Fushate;#MENJEREZIT #PERNJEREZIT! Sopez, Korie, Goricaj, Kemishtaj, infrastruktura e madhe,cerdhe, kopshte, shkolla, rruge, unaza bujqesore, rrjeti vadites,  rrjeti kullues, tatime zero per bujkun,

#U KRYEN! Tani gjerat e vogla qe kane lidhje me te perditahmen e njerezve. Kundershtare partiake?! Skane rendesi hic! I rendesishem populli, te rendesishem njerezit dhe besimi i tyre! Ndaj ne #30Qershor,kush i kenaqur me ne te votoje pro, kush kerkon me shume te votoje pro e qysh ne 1 korrik te rrise presionin per te marre pas punen e kryer, kush eshte i pakenaqur te vije e te votoje kunder; Ne do lexojme voten e gjithkujt!#Qytetari #Komunikim #Pune #Vleresim #Zgjedhje #Zgjidhje.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb