Të paktën dhjetë persona janë vrarë në Saskatchewan, në Kanada, ndërsa 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur, pas një sulmi me thikë në Saskatchewan. Sulmet me thikë ndodhën në 13 vende të dy komuniteteve.

Ndërkohë autoritetet janë në kërkim të 31vjeçarit Damien Sanderson dhe 30 vjeçarit Myles Sanderson.

Rhonda Blackmore, Ndihmës Komisioneri i RCMP Saskatchewan, tha se disa nga viktimat duket se janë shënjestruar nga të dyshuarit, por të tjerët duket se janë sulmuar rastësisht.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau shkroi në Twitter: “Sulmet në Saskatchewan sot janë të tmerrshme dhe zemërthyese. Jam i tronditur dhe i shkatërruar nga sulmet e tmerrshme sot në James Smith Cree Nation dhe Ëeldon, Saskatcheëan, që morën jetën e 10 njerëzve dhe plagosën shumë të tjerë. Ata që janë përgjegjës për sulmet e neveritshme të sotme duhet të sillen plotësisht para drejtësisë.”

Viktima

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb