Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë kanë pësua lëndime pas një zjarri që shpërtheu në një ndërtesë apartamentesh në qytetin amerikan të Filadelfias.

Sipas BBC, të paktën shtatë fëmijë janë në mesin e viktimave, tha një zyrtar nga Departamenti i Zjarrfikësve në Filadelfia.

Zjarri shpërtheu në një bllok banimi publik në veri të qytetit rreth orës 06:00.

Zëvendës-Komisioneri i Zjarrfikësve, Craig Murphy, tha se ishte një nga zjarret më të këqija që kishte parë ndonjëherë.

Ai shtoi se tetë banorë të tjerë kishin arritur të ikin nga ndërtesa.

Besohet se në momentin e zjarrit gjendeshin 26 persona në bllokun trekatësh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: