Një cisternë e ngarkuar me karburant shpërtheu të premten pas një përplasjeje kokë më kokë me një autobus në rajonin jugperëndimor të Nigerisë, duke vrarë të paktën 17 persona.

Cisterna mori flakë në një qytet të shtetit jugperëndimor të Ogun, përgjatë autostradës Lagos-Ibadan, sipas Florence Okpe, një zëdhënëse e Trupave Federale të Sigurisë Rrugore në Ogun.

Gjithsej 14 trupa u dogjën, por tre të tjerë janë identifikuar dhe dërguar në një morg aty pranë, u tha Okpe gazetarëve në vendin e ngjarjes.

“Shkaktarët e dyshuar të përplasjes fatale ishin shkelja e rregullave në rrugë dhe parakalimi i gabuar, i cili rezultoi në një përplasje kokë më kokë ”, tha ajo.

Zëdhënësja e policisë rrugore tha se edhe pse operacioni i shpëtimit kishte përfunduar, shpëtimtarët që shkuan menjëherë në vendngjarje nuk mundën të përcaktonin numrin e përgjithshëm të personave të përfshirë.

Aksidentet vdekjeprurëse rrugore raportohen shpesh në Nigeri, të cilat shpesh shkaktohen nga mbingarkesa, kushtet e këqija të rrugës dhe drejtimi i pakujdesshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb