Më shumë se 19.000 të mitur të pashoqëruar u kapën në kufirin SHBA-Meksikë në muajin korrik.

Zyrtar i lartë në njësinë e Politikës Kufitare dhe Imigrimit të Departamentit Amerikan të Sigurisë Kombëtare, David Shahoulian, njoftoi se numri i fëmijëve të pashoqëruar të kapur brenda një muaji në kufirin SHBA-Meksikë arriti nivelin e tij më të lartë me të paktën 19.000.

Numri i të miturve të pashoqëruar të kapur në kufi u regjistrua si 18.877 në muajin mars.

– Lugina Rio Grande, “epiqendra” e rritjes së ardhjeve familjare

Duke deklaruar se numri i individëve të kapur në kufi me familjet e tyre pritet të jetë rreth 80.000 në korrik, Shahoulian gjithashtu theksoi se kjo është shifra e dytë më e lartë e regjistruar ndonjëherë.

Shahoulian informoi se 7 nga çdo 10 persona që erdhën me familjen e tyre u zbuluan në Luginën Rio Grande dhe qytetin Del Rio të shtetit të Teksasit në kufi me Meksikën, dhe deklaroi se Rio Grande ishte “epiqendra” e rritjes.

Shahoulian theksoi se numri i njerëzve në kufi me familjet e tyre pritet të arrijnë shifrën më të lartë gjatë vitit fiskal 2021, i cili do të përfundojë më 30 shtator.

Duke u shprehur se numri i njerëzve të mbajtur në qendrat e paraburgimit ka arritur në 17.778 që nga 1 qershori, Shahoulian tha se mbi 10 mijë prej tyre ishin në Rio Grande.

Në rajon ku temperatura e ajrit është shumë e lartë në muajt e verës, tërhoqi vëmendje numri i kalimeve i cili normalisht bie në këtë periudhë, kurse në korrik u rrit.

Në maj numri i personave të arrestuar në kufi me familjet e tyre arriti në 88.857, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë.

Administrata e presidenti Joe Biden kthen shumë emigrantë që përpiqen të kalojnë kufirin. Administrata nuk i lë personat nën moshën 18 vjeç të largohen, së pari i ndalon dhe më pas i dërgon në qendrat e emigracionit në rajonin kufitar.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb