Të paktën tre shtetas amerikanë u vranë nga tërmeti në Turqinë juglindore, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

“Ne ofrojmë ngushëllimet tona më të sinqerta për viktimat dhe familjet e të gjithë të prekurve”, tha zëdhënësi. “Për shkak të konsideratave të privatësisë, ne nuk kemi detaje shtesë për momentin.”

Zyrtarët amerikanë po punojnë për të ofruar mbështetje për viktimat dhe anëtarët e familjeve të tyre.

Zëdhënësi shtoi se “individët që kanë nevojë për ndihmë urgjente lokale, duhet të telefonojnë autoritetet turke duke përdorur numrin e telefonit 112”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb