SIRI- Të paktën 46 persona humbën jetën sot pas një atentati të dyfishtë me autobomba në qytetin e Homsit, në qendër të Sirisë, njoftoi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).

“Atentati shkaktoi edhe rreth 100 të plagosur”, shtoi OSDH-ja. Pjesa më e madhe e viktimave janë civilë, ndërkohë që pritet që numri i tyre të rritet.

Guvernatori i provincës së Homsit, Talal Barazi bën me dije për më pak viktima dhe të plagosur. Ndërkohë, televizioni shtetëror sirian tregon pamje të lagjes Al-Zahra, ku ndodhi atentati. Qyteti i Homsit kontrollohet përgjithësisht nga regjimi dhe është rregullisht skenë e atentateve me bomba.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: