Të paktën 50 civilë u vranë në një sulm të kryer të shtunën mbrëma nga persona të armatosur në Burkina Faso veriore, tha të hënën zëdhënësi i qeverisë Lionel Bilgo.

“Që pasditen e së hënës janë gjetur 50 trupa dhe kërkimet vazhdojnë”, tha Bilgo, duke shtuar se numri mund të rritet.

Të enjten e kaluar, persona të armatosur të paidentifikuar sulmuan Brigadën Territoriale të Xhandarmërisë së Seytenga, duke vrarë 11 xhandarë.

Gjithashtu në të njëjtën provincë, katër oficerë policie u vranë dhe dy të tjerë ende të zhdukur gjatë një sulmi të kryer të dielën nga persona të armatosur të paidentifikuar kundër një detashmenti të Korpusit Republikan të Sigurisë (CRS) të Yakouta, tha një deklaratë të hënën.

Siguria në Burkina Faso është përkeqësuar që nga viti 2015 pasi sulmet kanë vrarë më shumë se 1000 njerëz dhe kanë zhvendosur më shumë se 1.9 milionë të tjerë në vendin e Afrikës Perëndimore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb