Të paktën 56 njerëz janë vrarë dhe mbi 4,000 të tjerë janë zhvendosur si rezultat i përmbytjeve të mëdha të fundit që shkatërruan pjesë të shtetit verior të Nigerisë, Jigawa.
Sipas Yusuf Sani Babura, kreu i Agjencisë Shtetërore të Menaxhimit të Emergjencave në Jigawa, përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur që nga fillimi i sezonit të shirave në maj kanë dëmtuar shtëpitë, tokat bujqësore dhe të korrat në 27 zona të qeverisjes vendore të shtetit.
“Ne ende po përjetojmë shiun teksa flasim”, tha Babura..
Të paktën 56 njerëz humbën jetën dhe më shumë se 4,000 njerëz janë lënë të pastrehë pas incidenteve të përmbytjeve të regjistruara në disa pjesë të shtetit që nga maji, tha ai.
Deri më tani janë krijuar 16 kampe për t’u kujdesur për të zhvendosurit nga përmbytjet, tha zyrtari, duke i bërë thirrje qeverisë federale, agjencive donatore dhe individëve që të vijnë në ndihmë të viktimave të përmbytjeve.
Ndërkohë, ministria e çështjeve humanitare, menaxhimit të fatkeqësive dhe zhvillimit social drejtoi një vlerësim nga zyrtarët e Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Emergjencave dhe vendosjen e mjeteve të menjëhershme të ndihmave në komunitetet e prekura në Jigawa për të reduktuar ndikimin e përmbytjeve, sipas raporteve nga mediat lokale.
Autoritetet nigeriane kishin lëshuar në maj një alarm për 32 nga 36 shtetet dhe territorin e kryeqytetit federal të vendit, duke paralajmëruar për përmbytje të rënda këtë vit.