Të paktën shtatë persona u vranë dhe katër të tjerë u plagosën në autostradën jugore pan-amerikane në Lima të Perusë, konfirmoi Policia Kombëtare.

Hugo de la Vega, përgjegjës i rrethit të policisë së autostradës San Bartolo, tha për mediat lokale se aksidenti ndodhi rreth orës 3:30 të mëngjesit me kohën lokale, kur një furgon goditi një kamion në lagjen Lima të Punta Hermosa.

Mes të plagosurve ishin tre të rritur dhe një i mitur, të cilët u dërguan në spital, shtoi ai.

Mediat vendase raportojnë se furgoni ka goditur pjesën e pasme të kamionit të rëndë, i cili ishte i parkuar në një rrugë afër autostradës dhe autoritetet po hetojnë aksidentin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb