Autoritetet libaneze kanë thënë se të paktën 73 njerëz janë vrarë dhe rreth 3.700 janë plagosur në një shpërthim masiv në portin e Bejrutit.

Shpërthimi i së martës tronditi të gjithë qytetin, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Shkaku i shpërthimit nuk dihet ende. Mohamed Fahmi, ministri i brendshëm i Libanit, tha se mund të jetë shkaktuar nga nitrati i amoniumit që ishte ruajtur në një depo në port.

Presidenti libanez Michel Aoun mblodhi Këshillin e Lartë të Mbrojtjes pas shpërthimit.

A.Ago//BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb