Autoritetet ukrainase akuzuan të shtunën forcat e armatosura ruse për vrasjen e shtatë civilëve në rajonin e Donetskut, në pjesën lindore të vendit të shkatërruar nga lufta nën kontrollin e Moskës.

Tre prej tyre u vranë në qytetin e Lyman, tha guvernatori ukrainas Pavlo Kirilenko përmes platformës Telegram, por nuk dha detaje.

Shtatë persona të tjerë u plagosën, sipas të njëjtit zyrtar, i cili shtoi se “çdo kriminel lufte do të dënohet”.

Ndërkohë në Kherson, një qytet i pushtuar nga forcat e armatosura ruse, zyrtarët lokalë pro-rusë akuzuan forcat e armatosura ukrainase përmes Telegramit për vrasjen e tre civilëve dhe plagosjen e dhjetë të tjerëve në fshatin Biloserka, por pa dhënë detaje të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: