Pedagogu i Universitetit të Politeknikut, Ismail Hoxha, ka reaguar në lidhje me protestën e kolegëve të tij për rritjen e rrogave.

Me anë të një postimi në Facebook, Hoxha ka publikuar një listë me pagat e pedagogëve në Kosovë, ku shtoi se të paktën pagat në vend duhet të jenë të paktën në nivelin e fqinjëve tanë.

“Greva e pedagogeve. Këto janë pagat e pedagogeve në Kosovë. Të paktën të arrijmë këtë standard”, ka shkruar ai.

Në listën e pagave vihet re se paga e një pedagogu shkon në rreth 1.500 euro.

Kujtojmë se pedagogët në vend kanë nisur prej kohësh protesta për shkak të pagave të ulëta. Ato kanë kërkuar që pagat të jenë më dinjitoze madje në protestën e sotme kanë kërcënuar me ndërprerje të mësimit.

309981668 814239076574893 4930478644920781325 N
309981668 814239076574893 4930478644920781325 N

 

182601078 489553589043445 7267809064866832942 N
182601078 489553589043445 7267809064866832942 N

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb