Në Budapest projektohet një finale ëndrrash, më saktë një finale për rekord. Roma-Sevilla është më shumë Mourinho vs Sevilla, të dy të pathyeshëm kur bëhet fjalë për një finale. Nga njëra anë është një klub që ka shkruar historinë në këtë kompeticion, janë 6 herë fitues, sa herë kanë shkuar në finale kanë fituar gjithnjë. Nga ana tjetër është Jose Mourinho, një trajner që nuk ka humbur kurrë një finale, një trajner fitues. Si do të jetë përfundimi i këtij takimi, Mourinho ka lënë gjurmë të mëdha në kryeqytet. Një vit më parë triumfoi në finalen e Confernece League në “Air Albania” ndërsa sot ndodhet në Budapest për t’i dhuruar Romës një tjetër trofe, për të shkruar një tjetër kapitull të lavdishëm.

Mourinho
Mourinho

Jose Mourinho me shumë mundësi do të luaj sfidën e fundit të tij me Romën, por kjo është gjëja më pak e rëndësishme për të në prag të një finaleje: “Ka qenë një rrugëtim i gjatë, ndryshe nga Sevilla që vjen nga Champions. Kemi zhvilluar 14 ndeshje për të ardhur këtu, e meritojmë. Unë mendoj se historia nuk luan në fushë, Mendilibar e mendon ndryshe, e sheh Sevilla-n favorite. Për ata një finale evropiane është diçka normale, ndërsa për ne është një takim me historinë”, u shpreh Jose Mourinho në konference për shtyp.

350105522 989947198672968 5451430978446357215 N
350105522 989947198672968 5451430978446357215 N

Ndërkohë trajneri i Sevilla-s, Mendilibar beson se ekipi i tij në Budapest do të fitojë trofeun e 7-të të Europa League: “Kur erdha unë, klubi kishte kaluar disa raunde kualifikuese. Historia nuk gënjen. Sevilla në këtë kompeticion ka qenë më e mira, ka tituj. Eliminuam dy klube të mëdha (Man. United dhe Juven). Sot do ta bëjmë sërish kundër një tjetër skuadre shumë të vështirë. Me armët tona mund t’i mposhtim. Nuk më intereson që kontrata ime përfundon më 30 qershor, mendoj vetëm të fitoj trofeun, u shpreh trajneri i Sevilla-s.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb