Kroacia ia doli të sigurojë një biletë për në çerekfinalen e Botërorit të Katarit, pasi eliminoi Japoninë. Koha e rregullt u mbyll 1-1, ndërsa nga pika e  bardhë më të saktë u treguan ballkanasit.

Në fakt, në bazë të statistikave, saktësia e kombëtares kroate është për t’u admiruar. Kjo kombëtare është kualifikuar gjithmonë në Kupën e Botës për në fazën tjetër, sa herë që takimi ka shkuar me penallti.

Përveç suksesit të sotëm, kjo përfaqësuese bëri mirë nga pika e bardhë edhe në Botërorin  2018, ku falë 11-metërshave triumfoi ndaj Danimarkës dhe Rusisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: