Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi në kuadër të disa takimeve në Bashkitë, Rrogozhinë, Kamëz, Paskuqan dhe Vorë është shprehur se këta qytetarë janë të papërfaquar për shkak të kryebashkiakëve ilegjitimë dhe se do të jenë qytetarët që do t’i japin energjinë e fitores PD-së dhe opozitës pavarësisht presioneve apo kërcënimeve.

Bardhi shprehet se demokratët në këto Bashki janë në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët por thotë se opozita do i rikthejë atyre pushtetin dhe të drejtën e zgjedhjes.

Në fakt në një prej këtyre Bashkive, ishte denoncimi i PD i cili çoi në shkarkimin e ish- kryetarit të Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku ku iu zbulua se ishte i dënuar në Greqi për falsifikim të ‘’Përdorim dhe shpërndarje kartmonedhash të falsifikuara” dhe e kishte fshehur këtë në formularin e dekriminalizimit.

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

STATUSI I GAZMENT BARDHIT

Banorët e Kamzës, Paskuqanit, Vorës dhe Rrogozhinës janë më të diskriminuarit dhe më të papërfaqësuarit. Ata drejtohen nga kryebashkiakë ilegjitimë, të votuar nga vetëm 6 përqind e elektoratit, si në rastin e Kamzës.

Megjithë presionin, kërcënimet dhe padrejtësitë, demokratët në Kamëz, Paskuqan, Vorë dhe Rrogozhinë janë në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët, të gatshëm t’i japin Partisë Demokratike dhe opozitës energjinë e fitores.

Sëbashku po punojmë që t’u kthejmë qytetarëve të drejtën për të zgjedhur, të drejtën për të kërkuar llogari, të drejtën për të shkarkuar kryeministrin dhe kryebashkiakun që nuk mban premtimet. Pushteti vendor duhet t’u kthehet qytetarëve, që me votë të lirë të zgjedhin kryebashkiakun që punon për interesin e tyre dhe jo të qeverisen nga shërbëtori i rradhës i pushtetit të kriminalizuar të Edi Ramës.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb