ITALI – Policia italiane ka arrestuar 4 shqiptarë ditën e djeshme për trafik droge. Të arrestuarit vepronin në Rimini, Cesena dhe Ravena, ku  shisnin mallin e tyre në sheshet e këtyre qyteteve.

Autoritetet italiane sekuestruan rreth 6 kg kokainë, 2.5 kg marijuanë dhe 54 mijë euro cash. Një pjesë e drogës u kap në automjetin e shqiptarve, e cila ishte fshehur në pjesën e postme të bagazhit ndërsa pjesa tjetër në banesën e tyre. Shqiptarët do të kishin fituar më shumë se 1 milionë euro nga tregtimi i sasinë së drogës që kishin, shkruan Grnet.it

Megjithatë pas hetimesh dhe vëshgimesh të ditëpërditshme, policia italiane konstatoi se shqiptarët nuk kishin ndonjë aktivitet ku punonin, por shumat e parave që qarkullonin ishin të mëdha.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: