Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka publikuar në “Facebook” një deklaratë të Këshillit të Evropës, që flet për demokracinë, që sipas këtij institucioni, është më shumë se shumica qeverisëse e një vendi.

Teksa publikon deklaratën, Kreu i Shtetit shkruan se ky është një “angazhim që duhet mbështetur nga të gjithë që të parandalohet degradimi i standardeve demokratike të qeverisjes dhe shtetit të së drejtës”.

Deklarata e plotë e Këshillit të Evropës:
Komiteti i Ministrave ka rënë dakord sot për një listë me disa pika, që synon të sigurojë që fituesit e zgjedhjeve të ndjekin praktikat demokratike. Lista e kontrollit, e përpiluar nga Komisioni i Venecias, u jep udhëzime qeverive se si të mirëmbajnë kontrollet dhe ekuilibrat e demokracisë, pavarësisht se çfarë lloj sistemi përdoret në vendet e tyre.

Kjo nismë pason paralajmërimin e Komisionit të Venecias, i bërë publik nga ish-Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland, në raportin e vitit 2016, ku thuhej se disa qeveri për të fituar pushtetin në zgjedhje, po përpiqen të çmontojnë masat mbrojtëse demokratike, duke nxitur përmes ligjeve pa debat të mirëfilltë politik largimin e gjyqtarëve dhe zyrtarëve të pavarur. Lista kontrolluese thekson se demokracia është më shumë shumica qeverisëse dhe se shumica dhe opozita parlamentare kanë përgjegjësi të mbajnë praktikat demokratike efektive.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb