Stefano Pioli dhe Milan i tij janë vetëm një hap larg titullit kampion, mjafton që kundër Sassuolo-s të mos humbasin:

“Kemi qenë më të mirët deri më tani, por duhet të jemi edhe nesër. E kemi përgatitur mirë ndeshjen, ashtu siç kemi bërë gjithnjë. Nuk ka më asnjë rëndësi se çfarë kemi bërë deri dje, ka rëndësi vetëm ajo që të jemi të aftë të bëjmë nesër. Jemi përpara një okazioni të mirë dhe duhet ta përmbyllim. Dua të jem i përqendruar vetëm te sfida kundër Sassuolo-s”, u shpreh Pioli në konferencë për shtyp duke shtuar:

“Do të jetë një ndeshje e vështirë, ata nuk do të na dhurojnë asgjë, askush nuk na ka dhuruar asgjë deri më tani. Gjithnjë i kemi interpretuar mirë ndeshjet por çdo ndeshje ka historinë e vet.

Mesazh për tifozët? Do të jetë një sfidë e vështirë, por së bashku sigurisht që jemi më të fortë. Kemi nevojë për të gjithë, na duhet shumë shtysa që na japin tifozët, jo vetëm ata që do të jenë të pranishëm në ‘Mapei Stadium’.

A e meriton Milan titullin kampion? Këto do ta themi nesër, për momentin jemi të parët që e meritojnë”, u shpreh Pioli në konferencë për shtyp.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: