Emisioni i së dielës mbrëma, “Dola te Ola” është kthyer në stacionin e emrave më të mirë të skenës shqiptare. Treshja, Ola Bruko, moderatore, Stefi dhe Endri Prifti këngëtarë, e kthyen intervistën në “Vila24”, prezantuar nga Brunilda Lahe në një atmosferë shumë miqësore, me plot muzikë dhe batuta.

Të pyetur nga moderatorja, Brunilda Lahe, ata kanë folur për mënyrën se si vendosin për emrat e të ftuarve, formulën e suksesit të emisionit dhe ndonjë situatë mes tyre që ia kanë “hedhur” me të qeshur gjatë një sezoni që ka patur një shikueshmëri shumë të lartë televizive, por edhe në rrjete sociale.

Bruko zbulon se si ishte idea e saj fillestare, për të pasur në çdo sezon emra të rinj në bashkëprezantim, por menjëherë iu përgjigj me një batutë Stefi Prifti duke i thënë:”Provoje!”.

Kaq mjaftoi për të shkaktuar të qeshura, ndërsa Bruko u tha se nuk do mund t’i ndërronte asnjëherë ata të dy. Më tej u zbulua se çfarë e vinte “në alarm” Olën para se të niste transmetimi e se si arrihej paqja këto situata.

Në fund Bruko tha se në sezonin e ri do ketë ndryshime e surpriza, ndaj na duhet që deri atëherë të presim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb