Tirana nuk njeh humbje në derbi prej 6 ndeshjeve radhazi. Kryeqyteti mbetet bardheblu edhe pas aktit të parë të këtij sezoni ku arritën një fitore të bukur, me forcë dhe karakter.

Ekipi i Shehit mori me “dhunë” një fitore të pastër 0-2 pavarësisht se luajtën për më shumë se një pjesë lojë me 10 lojtarë. Presidenti Halili u shfaq i kënaqur pas këtij suksesi, i vetëdijshëm se një fitore e tillë kundër rivalit të përjetshëm do ti jap një shtysë të madhe për vazhdimësinë.

Edhe në këtë rast presidenti Halili nuk është kursyer, vijon traditën me premio të majme. Mësohet se numri 1 i klubit përpara derbit kishte premtuar një shumë prej 25 milionë lek të vjetra në rast suksesi ndaj Partizanit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: