Këtë të hënë u zhvillua mbledhja e tetë e përbashkët e qeverisë shqiptare dhe qeverisë së Kosovës.

Duket se në këtë takim kryeministri Edi Rama dhe kryeministri Albin Kurti treguan se marrëdhëniet mes tyre janë të qeta, po ashtu sa i përket raporteve mes vendeve, të dy kryeministrat u shprehet të qartë për forcim të raporteve ekonomike.

“Sa i përket klimës apo edhe raporteve personale mes dy kryeministrave, mund të themi se janë të qeta dhe deri diku miqësore. Kjo vu re që në fillim. Rama dhe Kurti luajtën të dy me semiotikën, me shenjat. Deklaratat sa i përket raporteve mes dy vendeve dhe marrëveshjeve për forcimin e raporteve ekonomike kanë qenë pozitive. Të dy kryeministrat theksuan faktin që Kosova dhe Shqipëria duhet të forcojnë marrëdhëniet. Të përbashkuar, ishte edhe slogani.”, raportoi gazetari.

Gjithashtu gazetari Ergys Gjençaj tha për “BalkanWeb”, se e njëjta frymë nuk ishte për ‘Open Balkan’, pasi kryeministrat janë të përbashkuar kur flitet për marrëdhëniet ekonomike mes vendeve, por ky përbashkim nuk ndodh kur bëhet fjalë për Ballkanin e Hapur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb