Tek sa na ndajnë vetëm pak ditë nga parada e Jubileut të Platinumit, ndër radhët  e Gardës së Mbretëreshës ka plasur skandali.

Mësohet se gjashtë ushtarë të Gardës irlandeze u arrestuan për ‘trafik droge’ nga Policia Ushtarake Mbretërore, ndër të cilët gjendet edhe një veteran i Gardës së Coldstream, për të cilin dyshohet se janë përfshirë në rrjetin e drogës dhe pastrimit të parave.

0 Trooping Of The Colour 2021

Të dyshuarit u arrestuan të mërkurën gjatë bastisjeve në Hampshire, Berkshire, Uellsin e Veriut dhe Irlandën e Veriut.

Sipas një raporti, operacioni u drejtua nga Policia Ushtarake Mbretërore dhe u deshën disa muaj për t’u përmbushur me sukses.

0 Gettyimages 1240860220

Një zëdhënës i ushtrisë tha për Mirror se: “Ushtria nuk toleron asnjë lloj sjelljeje të paligjshme apo mashtruese. Meqenëse kjo tani është objekt i një hetimi të pavarur të Policisë Ushtarake Mbretërore, është e papërshtatshme të komentohet më tej.”

Si pasojë e këtij operacioni, Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se asnjë nga ushtarët nën hetim nuk do të marrë pjesë në paradat e planifikuara të Jubileut Platinum të Mbretëreshës.

0 Final Rehearsal Of Trooping Of Colour At Horse Guards Parade In London

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb