Dy shqiptarë të përfshirë në tregtimin e lëndëve narkotike, janë arrestuar në Kazertës të Italisë.

33-vjeçari shqiptar kishte tërhequr vëmendjen e policisë së Kazertës, pasi janë parë shumë persona që hynin dhe dilnin nga banesa e tij.

Ndaj hetuesit kanë ndërhyrë dhe kanë ushtruar kontroll në ambientet në pronësi të shqiptarit. Në bodrum i janë gjetur dhe sekuestruar 6 paketime hashashi me peshë 87 gr, 100 euro të fituara nga tregtimi i drogës.

Po ashtu, është arrestuar dhe një tjetër shqiptar pasi ishte i përfshirë në tregtimin e lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit fizik në banesën e tij, u sekuestruan 5 paketime me kokainë me peshë 1000 gr dhe140 euro. Për rrjedhojë, kontrolli është shtrirë edhe në banesën e subjektit, ku janë gjetur  35.5 gr kokainë, 950 euro dhe instrumente precize të përdorura për prerjen dhe paketimin e dozave të drogës.

Të dy shqiptarët e arrestuar do të vendosen në dispozicion të organit gjyqësor procedues.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb