Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane në Rozzano.

Mësohet se në pranga kanë rënë një 19 dhe 28-vjeçar.

Në banesë bëhet me dije se gjatë kontrollit nga Policia e Anti-drogës iu gjetën  dy çanta palestre dhe një qese plastmase të mbushura me para, të cilat së bashku me paratë që iu gjetën gjatë arrestimit në total shkojnë në 800 mijë euro, të dyshuara si të ardhura nga veprimtari të paligjshme të trafikut të drogës.

Autoritetet italiane mësuan se një apartament në via della Cooperation në Rozzano, përdorej për aktivitete të trafikut nga të rinjtë.

Ndërkohë dyshohet se dy shqiptarët janë pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës që merret me lëvizjen e parave, si edhe me grumbullimin dhe transportin përtej kufijve të ngarkesave të tjera.

Si u identifikuan dy të rinjtë?

Agjentët e policisë kanë parë dy të rinj të cilët kanë tërhequr vëmendjen e policëve pasi në fillim dukej se ishin bashkë, më pas nisën të ecnin njëri përballë tjetrit të ndarë. veçmas.

Qëndrimi i dyshimtë i dy të rinjve ka bërë që policët t’i ndjekin. Pasi kanë udhëtuar rreth 150 metra, të dy kanë mbërritur në një parking ku i priste një makinë. Njëri nga dy të rinjtë iu afrua makinës, mori një çantë me para që i kishte dhënë personi që e mbante, e futi nën xhaketë dhe u kthye në pallatin nga ishte larguar.

Tjetri, me një çantë shpine mbi supe, qëndroi në parking për 10 minuta të tjera, duke pritur dikë. Mbërriti një makinë e dytë nga e cila doli një burrë dhe u pozicionua jashtë automjetit, ndërsa burri me çantën e shpinës hipi në makinë dhe nuk qëndroi gjatë por, zbriti me shpejtësi, duke e ecur gjithashtu drejt ndërtesës nga e cila ai kishte dalë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb