Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, janë takuar me presidentin e Finlandës, Sauli Ninisto.

Osmani ka falënderuar presidentin Ninisto për angazhimin e pakursyer të Finlandës për njohjen dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar, si dhe e njoftuan atë me përpjekjet që vendi ynë po i ndërmerr për t’i plotësuar të gjitha detyrimet dhe standardet e kërkuara për avancimin e agjendës euroatlantike.

“Integrimi i shpejtë i Kosovës dhe i vendeve të tjera të rajonit në BE dhe në NATO është parakusht për ruajtjen e stabilitetit në rajon, i cili, fatkeqësisht po kërcënohet gjithnjë e më shumë nga veprimet e regjimit serb, i cili vazhdon e mentalitetin e viteve ‘90”.

Sipas presidentes Osmani, Finlanda, si vend që e njeh mirëfilli kërcënimin e vazhdueshëm ndaj lirisë së vendeve sovrane, ngase është ballafaquar gjatë me kërcënimin rus, ngjashëm me atë serb, me të cilin po përballet rajoni i Ballkanit, mund të ndikojë në vendet anëtare të BE-së që ato ta përshpejtojnë axhendën evropiane të Kosovës dhe të rajonit.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb