Një studim në Angli ka dalë në konkluzionin se uji i tepërt nuk i bën mirë shëndetit. Sipas këtij studimi, organizmi duhet të furnizohet me ujë vetëm kur keni etje, pasi uji i tepërt lodh veshkat dhe shkakton pagjumësi.

Prej vitesh ekspertët sugjerojnë konsumimin e të paktën 2 litra ujë në ditë, duke bërë që shumë njerëz të krijojnë varësi ndaj ujit. Por sipas profesorit Mark Whiteley, varësia ndaj ujit mund të krijojë shqetësime të ndryshme, mes të cilave edhe djersitjen e tepërt që nuk i bën mirë shëndetit.
Konsumimi i tepërt i ujit është konsideruar edhe si një ndër shkaqet e pagjumësisë. Kur flemë, truri çliron hormonin ADH, që rregullon funksionimin e veshkave dhe që na ndihmon të mos ngrihemi në mes të natës për të urinuar. Por nëse pijmë shumë ujë, niveli i lëngjeve në organizëm i tejkalon limitet duke bërë që hormoni ADH të mos ketë asnjë efekt.

Personat që pijnë shumë ujë rrezikojnë të prishin ekuilibrin elektrolik të trupit dhe të hollojnë gjakun. Ky ç’ekiulibër dhe hollimi i gjakut mund të shkaktojnë sëmundje të rënda kardiovaskulare. Këshilla më e mirë është: “Pini vetëm kur keni etje”.
(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: