Qyteti Mariupol prej javësh tashmë ndodhet i rrethuar nga rusët të cilët po zhvillojnë luftime të ashpra për të marrë kontrollin e qytetit.

Në qytet, veç qytetarëve kanë mbetur edhe një grup ushtarësh, që ndodhen të strehuar në fabrikën e çelikut Azovstal. Majori ukrainas, Serhiy Volyna tha se trupat e tyre nuk do të dorëzohen dhe se atje qëndrojnë rreth 500 ushtarë të plagosur, për të cilët kërkoi ndihmë.

Javën e kaluar Rusia tha se 1026 ushtarë nga ajo njësi, përfshirë 162 oficerë, ishin dorëzuar në Mariupol.

Britanikët Aiden Aslin dhe Shaun Pinner, të cilët kishin mbrojtur Mariupolin dhe u kapën nga forcat ruse javën e kaluar, ishin anëtarë të brigadës.

Njësia tjetër në fabrikën e çelikut në Brigadën Azov, e quajtur sipas Detit të Azov që lidh Mariupolin me pjesën tjetër të Detit të Zi.

Azov është një milici e krijuar nga nacionalistët e ekstremit të djathtë që më vonë u përfshi në Gardën Kombëtare të Ukrainës. Numri i tyre u vlerësua në rreth 900.

Marinsat u bashkuan me Azov në Mariupol javën e kaluar. Është e paqartë se sa trupa ukrainase kanë mbetur në uzinë.

Të martën, Azov postoi në Telegram: “Ne do të luftojmë, do të përdorim çdo gëzhojë që na mbetet, por i bëjmë thirrje atdheut të shpëtojë civilët, të plagosurit dhe të marrë trupat”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb