Të paktën 9 urgjenca janë paraqitur këto 24 orët e fundit pranë spitalit Infektiv. Ky fakt u bë i ditur nga gazetari i ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Erjon Skëndaj. Në një raportim live nga COVID1, Skëndaj tha se numri i hospitalizimeve vijon të jetë i lartë. Po ashtu ai bëri të ditur se mes pacientëve të sëmurë në gjendje mesatarisht të rëndë janë dhe 3 mosha të reja, kryesisht 30, 34, 37 vjeç.

Po ashtu ai bëri të ditur dhe gjendjen e bebit 2 muajsh dhe nënës së tij që ndodhen të shtruar në Infektivin e Pediatrisë.

Sipas tij, gjendja e vogëlushit dhe të nënës së tij është e stabilizuar, ndërsa shtoi se mjekët po shohin mundësinë se si do të vijojë trajtimi, në spital apo në shtëpi. Kujtojmë se ditën e sotme u zbuluan 72 raste të reja me koronavirusi, ndërsa 3 pacientë humbën jetën në 24 orët e fundit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: