Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm për qytetarët e saj, të cilët mund të jenë bllokuar në vendin tonë për shkak të mbylljes së kufijve nga koronavirusi.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ ambasada njofton se në orën 12:00 ditën e premte niset një fluturim charter nga Tirana në Frankfurt.

“?? | Ambasada Amerikane ka marrë informacion mbi një fluturim charter nga Tirana në Frankfurt, që niset të premten, 1 maj, ora 12:00 dhe bileta kushton 199 Euro. Nëse jeni qytetar amerikan ose rezident ligjor i përhershëm dhe jeni të interesuar të merrni më shumë informacion mbi këtë fluturim, ju lutemi të nisni menjëherë një email në [email protected]�”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb