“Të presim”, ky është titulli i të përditshmes spanjolle “Marca”, shoqëruar me imazhin e Kylian Mbappe në faqen e parë. Negociatat për të transferuar sulmuesin francez në Madrid në 2021 kanë nisur prej kohësh, pavarësisht një bllokimi këtë sezon për shkak të krizës që solli COVID-19. Zërat që e shohin Mbappe me fanellën e Realit kanë qarkulluar prej shumë muajsh por kurrë nuk kanë qenë kaq konkrete sa tani. Qershorin e ardhshëm, më 2021, Mbappe do të jetë objektivi kryesor i presidentit Perez, kjo për një tjetër arsye shumë domethënëse. Talenti më i mirë në botë do të jetë në prag të skadencës së kontratës, aktualja skadon më 2022, nëse nuk dëshirojnë ta humbasin me parametra zero janë të detyruar ta shesin verën e ardhshme.

  • foto galeri
  • foto galeri

Jo vetëm “Marca”, por dhe të përditshmet e tjera spanjolle kanë si lajm kryesor Mbappe. Sigurisht që ti rrëmbesh PSG lojtarin më të mirë nuk do të jetë aspak e lehtë pasi bëhet fjalë për një marrëveshje që kap shifra të padëgjuara më parë. Përveç 20 milion eurove që Mbappe kërkon si pagë sezonale, Real duhet të paguaj afro 300 milion euro në mënyrë që PSG ta lë të lirë. Pavarësisht këtyre shifrave në Spanjë besojnë shumë që Mbappe do të vesh fanellën e bardhe, kjo për disa arsye. E para dhe më e rëndësishmja, në Madrid francezi do të gjej idhullin e tij Zinedine Zidane, trajner që aq shumë e dëshiron. Me Realin, Mbappe do të kishte mundësi të fitonte Champions Legue dhe “Topin e Artë”. Do ishte në qendër të projektit të ri që nis me stadiumin e ri në 2022 dhe gjithashtu në Madrid do të gjej një koloni me lojtarë francez.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb