Dani Alves ka ngritur më shumë trofe se çdo futbollist tjetër aktiv. Me rastin e nisjes së një dokumentari të ri, që tregon punën e Pep Guardiolës te Barcelona, lojtari aktual i PSG tregoi për “Sky Sports” pse nuk pranoi të luante sërish për ish-trajnerin e tij (pasi e kërkoi te Manchester City) dhe si, për pak përfundoi duke luajtur për José Mourinhon.

“Më pëlqen të punoj me njerëz konkurrues, që duan të fitojnë. Kam qenë afër të punuarit me Mourinhon. Isha gati për të kaluar te Chelsea, para se të bashkohesha me Barçën, por klubi im nuk vendosi kështu. E kisha marrë si të mirëqenë faktin se do të punoja me të. Nuk e di nëse Mourinho ka informacion të ndryshëm, sepse që atëherë marrëdhëniet tona nuk kanë qenë aq të mira, por nuk ishte faji im. Unë isha i bindur që të punoja me të, nuk e di nëse ai më donte seriozisht te skuadra e tij”, – tha braziliani për nënshkrimin e tij të mundshëm me Chelsea e Mourinhos.

Dy fjalë edhe për punën me Pep Guardiolën te Barcelona: “Ai është trajneri më i mirë, me të cilin kam punuar. Të punosh me të është diçka më e mirë se të bësh seks. Ai është gjeni dhe di t’i bëjë lojtarët të kuptojnë atë që duhet të bëjnë. Në disa raste kemi fituar shumë thjeshtë, duke ndjekur udhëzimet e tij në letër. Më kërkoi te Manchester City. Kalimi im atje ishte pothuajse i përfunduar, por gjithçka u prish për një problem familjar. Fola me Guardiolën dhe ai e dinte se sa shumë doja të punoja sërish me të”.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: