Një sherr ka ndodhur brenda mazhorancës. Vëllai i ministrit të Mjedisit, Lefter Kokës, Leonard Koka ka patur përplasje të ashpra me Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.

Kështu, “Syri.net”, publikoi disa SMS ku Leonard Koka bënte sherr me SMS me ministrin Bushati për emërime në këtë dikaster. Në një moment, madje ai edhe e shan ministrin Bushati. I kontaktuar nga “Panorama.al”, Leonard Koka ka pranuar se SMS-­të janë autentike.

Biseda12

 

Ai ka thënë se biseda me ministrin në “whatsapp” është bërë rreth 1 orë para publikimit të lajmit mbi përplasjen. Koka ka thënë se ministri Bushati është person i korruptuar dhe se merr para për emërimet në trupin diplomatik dhe nëpër ambasada dhe konsullata. Ai tha gjithashtu se do ta denoncojë ministrin Bushati. Kujtojmë se Leonard Koka është një nga personat që ka ndërmjetësuar mes Metës dhe Ramës për marrëveshjen e 1 prillit që u finalizua me koalicionin PS­LSI që fitoi zgjedhjet në vitin 2013. /Panorama/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb