“Të qëndrojë apo të ikë”, ky titull i përzgjedhur nga ‘L’Equipe’ në faqen e parë, është pyetja e madhe që bëhet në këtë momente në Francë, titull shoqëruar me foton e Deschamps dhe Benzema.

“Bomberi” i Real Madrid nuk kishte dilema në këtë pikë, pasi vendosi ta mbyll zyrtarisht karrierën me ekipin përfaqësues, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Deschamps.

Le Quipeeee
Le Quipeeee

Trajneri i “gjelave” dëshiron të vijojë në krye të ekipit përfaqësues, por ka një kusht. “Gjenerali” kërkon një kontratë të re deri në 2026, pra objektivi i tij është të qëndroj deri në Botërorin e ardhshëm. Deschamps është në skadencë të kontratës, ndërsa si hije pas tij vijon të qëndrojë prej një kohë të gjatë Zinedine Zidane.

Didier Deschamps A La Tete Des Bleus Depuis Douze Ans Ne Sait Pas Encore De Quoi Son Avenir Sera Fait Apres La Coupe Du Monde Photo Sipa Label Images 1668958638
Didier Deschamps A La Tete Des Bleus Depuis Douze Ans Ne Sait Pas Encore De Quoi Son Avenir Sera Fait Apres La Coupe Du Monde Photo Sipa Label Images 1668958638

Drejtuesit e Federatës bënë me dije se Deschamps mund të vendos vetë për të ardhmen nëse arrinte të kualifikonte Francën për në gjysmëfinale, Didier jo vetëm që e bëri këtë, por për herë të dytë radhazi e dërgoi deri në finale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb