Presidenti i vendit Bajram Begaj ka reaguar pas lajmit të vdekjes së mjekut të njohur Isuf Kalo.

Begaj i shpreh ngushëllimet familjes, ndërsa shton se profesor Kalo ishte një personalitet i përmasave ndërkombëtare në mjekësi dhe një autoritet i padiskutueshëm në fushën e endokrinologjisë.

“Mora lajmin e trishtuar për ndarjen nga jeta të Profesor Isuf Kalos. Profesor Kalo ishte një personalitet i përmasave ndërkombëtare në mjekësi, një autoritet i padiskutueshëm në fushën e endokrinologjisë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen, miqtë e shumtë që ai pati, kolegët dhe studentët që e patën model profesional dhe pacientët e shumtë të cilëve ai iu përkushtua. Të qoftë dheu i lehtë Profesor!”, shkruan ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb