Mjeku i njohur Skënder Brataj ka dhënë një mesazh ngushëllimi për mjekun gjinekolog nga Vlora, Leonard Kamberi, i cili ndërroi sot jetë. Brataj shprehet se me Kamberin ka qenë edhe shok fakulteti.

“Dr. Leonard Kamberi na hidhërove shumë me largimin e parakohshëm. Shokë fakulteti, mik dhe koleg i përgatitur dhe i përkushtuar, Covid-19 nuk të kurseu as ty. Lamtumirë dhe të qoftë dheu i lehtë”, shkruan Brataj në rrjetet sociale.

  • foto galeri

Më herët, mesazh ngushëllimi ka dërguar edhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, që zbuloi se Kamberi priste të bëhej baba së shpejti.

Leonard Kamberi ka punuar në Maternitetin e Vlorës, ndërsa aktualisht punonte në një klinikë private dhe ishte pedagog në Departamentin e Shëndetit Publik.

50-vjeçari ishte i shtruar prej dy javësh në spital në Tiranë, por nuk ia doli ta fitojë betejën me koronavirusin.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb