Kryeministri Edi Rama, nuk i ka kursyer batutat teksa ka inspektuar rindërtimin e rrugës Roskovec – Poshnjë.

Seria e batutave nisi me vendin e quajtur dikur Ura Vajgurore, e cila tanimë mban emrin Dimal.

Kryeministri e cilësoi një “tmerr” që një zonë të quhet me emrin Ura Vajgurore.

Gjithashtu, ai bëri batuta edhe me kandidatin për deputet, Nasip Naço, duke thënë se nuk kanë të gjithë fatin si ai të quhen Skrapar.

Ndërsa, në një takim me banorët e komunitetit, që kishin dalë për ta pritur, kryeministri theksoi se ka ofruar në skuadër lojtarët më të mirë, e këtu iu referua Nasip Naços, i cili ka ardhur nga radhët e LSI.

Po ashtu, ai theksoi se mezi pret, se çdo të bëhet më 25 prill, ku të gjithë në Berat do të jenë bashkë.

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Të jetosh në një vend që quhet Ura Vajgurore ishte tmerr. Edhe tek Nasipi se kanë të gjithë fatin të Skrapar

Nasip Naço: Edhe ne me fat jemi.

Edi Rama: Po pra, por fatin tuaj se kanë të gjithë Nasip.

Nasip Naço: Ne jemi s’kemi për ta ndryshuar.

Qytetari:
Tani Nasipi pjesë e kombëtares.

Nasip Naço:
Kot nuk erdha me kombëtaren.

Edi Rama: Skuadrat këtë punë kanë, forcohen duke marrë lojtarët më të mirë. E gjithë ajo që unë mezi pres me 25 prill, është të shoh ça bëni ju kur jemi të gjithë bashkë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb