Real Madrid do të luajë nesër në orën 16:15 me Espanyol, në kuadër të La Liga. Në prag të këtij takimi për mediet ka folur trajneri i Los Blancos, Carlo Ancelotti. Ancelotti përmend mungesat, të cilat për hir të së vërtetës, janë të shumta.

“Mund të themi probleme në mbrojtje, nuk kam gati Alaba, Nacho dhe Militao. Më duhet të vendos Vallejo, që ka luajtur shumë pak, por ka qenë gjithmonë profesionist. Më duhet të vendos një qendërmbrojtës që mund të jetë Casemiro.

 

Në mesfushë kam një lojtar të freskët si Camavinga. Gjithashtu, Ceballos. Në pjesën e përparme duhet të zgjedh. Asensio është i lezetshëm. Do të shohim nëse Karim është shëruar plotësisht. Unë do të hedh në fushë një ekip për ta fituar ndeshjen. Duhet të jem i sinqertë” – tha ai.

 

Ekipi nga Madridi është shumë afër titullit kampion, teksa do i mjaftonte një pikë. Gjigandi i La Liga numëron 78 pikë.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb