Nga Sarisalltiku , ku mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Kryegjyshtata Botërore e Bektashinjve për ditën e Ashures, Presidenti Ilir Meta përcolli edhe një herë mesazhin për të lënë mënjanë lakminë dhe egon dhe për të reflektuar në të mirë të Shqipërisë.

“Në kohët që po jetojmë e ardhmja po bëhet edhe më e vështirë edhe për shkak të antagonizmit politik artificial që nuk i shërben as anëtarësimit në BE. Është e domosdoshme të reflektojmë sa më shpejt për të ndalur largimin masiv të rinjve.Në këtë situatë të ndalemi e reflektojmë. Të flakim tej lakminë dhe egon dhe të marrim përgjegjësitë” “ u shpreh Meta në fjalën e tij

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb