Pritet vetëm zyrtarizimi, por rinisja e Premier League është e sigurt. Pas dyshimeve të fillimit, tani është vetë qeveria angleze që inkurajon kthimin e futbollit në fushën e lojës për të mbyllur sezonin e ndërprerë për shkak të pandemisë së Covid-19. Lajmi bëhet i ditur nga mediat në vend, të cilat që në faqet e para përcjellin bindjen e autoriteteve se “futbolli do të rilindë shpirtin e kombit”.

  • foto galeri
  • foto galeri

Kjo bindje shkon në linjë me planin e Premier League për të nisur ndeshjet në mesin e muajit qershor sipas protokollit të miratuar më parë nga qeveria. Që nga dita e parë e majit, skuadrat angleze hapën dyert e komplekseve stërvitore, megjithëse për momentin lejohen vetëm përgatitjet individuale. Klubet presin që nga java e ardhshme të nisin edhe seancat në grupe të vogla, ndërsa me kalimin e ditëve skuadrat të afrohen me normalitetin deri në rikthimin e kampionatit për të finalizuar sezonin. Ndeshjet e mbetura do të luhen pa tifozë, ndërsa mbetet për t’u vendosur nëse do të luhen në stadiume larg zonave urbane, sipas propozimit në mbledhjen e fundit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb