Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luiggi Soreca ka bërë thirrje që të gjithë institucionet e drejtësisë duhet të vazhdojnë që të punojnë së bashku për të ofruar integritetin dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë.

Përmes një mesazhi në Twitter Soreca theksoi se BE do të vazhdojë të mbështesë reformën në drejtësi, si një ndër pikat kyçe për integrimin e vendit.

MESAZHI I SORECËS
Të gjitha institucionet e drejtësisë duhet të vazhdojnë të punojnë së bashku për ofrimin e efikasitetit, integritetit dhe pavarësisë së sistemit të drejtësisë. Të rindërtojmë besimin në gjyqësor dhe t’i shërbejmë qytetarëve shqiptarë. Ata gjithashtu duhet të tregojnë udhëheqje dhe drejtimin e duhur për to dhe të zbatojnë standardet më të larta të BE-së të mundshme. Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë plotësisht reformën e drejtësisë, e cila vazhdon të jetë një prioritet kyç i BE në Shqipëri.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb