Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ditën e sotme ka zhvilluar një takim me qytetarët dhe bizneset , ku i ka kërkuar për të votuar ndryshimin dhe jo për të votuar si tifozë ndaj dy forcave politike që kanë marrë peng vendin.  Sipas Lapaj, programi i tyre do të sjellë 0 taksë për bizneset në mënyrë që qytetarët të mos largohen nga vendi dhe të kenë fitime deri në 200 milionë lekë.

“Për bizneset taksa do të bëhet 0 %. Duam që njerëzit të mos ikin nga Shqipëria por të vazhdojë të jetojë në vendin e tij. Na jepni një mundësi për të zhbllokuar sistemin.Për biznesin e vogël do ta bëjmë taksën 0. Qytetarët gjithashtu mund të kenë fitime deri në 200 milionë lekë.Ne kemi një program konkret që mund të sjelli ndryshimin .Ne të rinjtë do bëjmë këtë gjë.” tha Lapaj

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb