TIRANE- Dhuro gjak shpëto jetë! Kësaj nisme të Kryqit të Kuq i janë bashkuar paraditen e së shtunës dhjetëra të rinj të Forumit Rinor Eurosocialist në ambientet e selisë rozë. Kjo është kthyer në një traditë sipas freshistëve, pasi të dhurosh gjak për ta është një akt human.

“Tashmë në Partinë Socialiste është bërë traditë dhurimi i gjakut dhe të dhurosh gjak do të thotë të shpëtosh një jetë. Sot do të dhurojnë 120 persona gjak dhe është viti i 17-të radhazi që dhurohet gjak në ambientet e Partisë Socialiste”,- tha Arbër Hajdari.

Paraprakisht të gjithë dhuruesit e gjakut i janë nënshtruar analizave të gjakut, që bëheshin në një tjetër kënd të Partisë Socialiste, duke u siguruar që vetë ata gëzojnë shëndet të plotë dhe plotësojnë kriteret për dhurimin e gjakut. Dera e Partisë Socialiste do të jetë e hapur gjatë gjithë ditës së sotme për të kontribuar me dhurimin e gjakut për ata që kanë nevojë për të.
(er.cu/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: